Serbia ultimatum Kosovës që taksën ta heqë deri më 6 maj

Serbia ultimatum Kosovës që taksën ta heqë deri më 6 maj

Nëse taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri më 6 maj, do të mbahet një seancë speciale e Komitetit Kryesor të SNS, në të cilin do të dalim me masa kundër Prishtinës, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se atëherë do të jenë gjashtë muaj që kur Prishtina vendosi taksa për mallrat nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi gjithashtu se vendi i tij është në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, pasi do të kërkohet të njohë pavarësinë e plotë të Kosovës, pa ndarje, në një territor të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Vuçiq tha se ai pret në Berlin të kërkohet ndryshimi i formatit të bisedimeve për Kosovën dhe që bisedimet të vazhdojnë pa heqjen e taksës.

“Nuk do të pajtohem me dialogun pa heqjen e taksës”, tha Vuçiq.

Ai tha se do të flasë me presidentin e Kinës dhe Rusisë në Pekin, dhe pastaj do të shkojë në Berlin, ku pritet të ketë takime shumë të vështira me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se heqja e taksës do të ndodhë vetëm pas njohjes së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar./KSP

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0