Serbët në Kamenicë rrihen mes vete

Serbët në Kamenicë rrihen mes vete

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Moqare e Epërme të Kamenicës, dy meshkuj serbë janë përfshirë në një mosmarrëveshje.
Sipas Policisë, situata ka eskaluar dhe njëri prej serbëve e ka sulmuar fizikisht bashkëvendasin e tij, me ç’rast i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0