Selmanaj akuza të rënda Haradinajt: Po ia plotëson qejfet e Radojiçiqit

Selmanaj akuza të rënda Haradinajt: Po ia plotëson qejfet e Radojiçiqit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka drejtuar kritika të rënda në adresë të qeverisë Haradinaj, teksa ka folur për ndarjen e shpenzimeve të paparashikueshme.
Për Selmanajn është e papranueshme që për vitin e ri, t’iu ndahen para fëmijëve në Leposaviq e Zubin Potok, ndërsa të mos iu jepet asgjë fëmijëve të Prekazit, Obrisë e Gllogjanit.

Sipas tij kjo dëshmon që kjo qeveri është në shërbim të dikujt, madje Selmanaj e ka përmendur edhe Milan Radojicicin.

Fakti që janë ndarë nga 25 mijë euro vetëm për fëmijët në Leposaviç dhe Zubin Potok, sipas tij tregon që kjo qeveri po ia plotëson qejfet e Radojcicit.

“Edhe një temë që dua ta ceki, ka të bëjë me ndarjen e shpenzimeve te paparashikueme. Per vitin e ri, vitin e kaluar, janë nda për fëmijët në Leposaviq dhe Zubin Potok nga 25 mijë euro, për dy komunat.Unë nuk jam kundër, por jam kundër…se pse fëmijëve të Prekazit mos me iu nda, pse të Obrisë e Gllogjanit jo. Diçka këtu kemi gabuar rëndë. Ose jemi në shërbim të tjetërkujt. Ose duhet me ia plotësu naj apetit të Radojicicit, ose dikujt tjetër, me i mashtru edhe fëmijën e tyre”, ka thënë Selmanaj, raporton Gazeta Express.

Për deputetin e LDK-së, këto veprime janë jashtë çdo logjike të funksionimit të shtetit.

“Por kështu nuk shkon, kjo është jashtë çdo logjike”, ka thënë ndër të tjera Selmanaj.

Pas fjalës së deputetit të LDK-së, seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0