Sekretari i Vetëvedosjes: Thaçi nuk e përmendi në takim afatin kohor

Sekretari i Vetëvedosjes: Thaçi nuk e përmendi në takim afatin kohor

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, thotë se presidenti Hashim Thaçi sot në takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka përmendur kufizimin kohor, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky kufizim kohor nuk ka bazë kushtetuese.

“Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Kosovës. Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve. Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese”, ka shkruar ai.

Sipas Ahmetit, në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrin vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojnë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: