Trump bëhet gati të shkarkojë mbështetësin e themelimit të ushtrisë së Kosovës

Trump bëhet gati të shkarkojë mbështetësin e themelimit të ushtrisë së Kosovës

Sipas një raportimi të sotëm nga Business Insider, brenda Shtëpisë së Bardhë janë shtuar zërat se Presidenti Trump është duke menduar që ta shkarkojë Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, apo i quajtur ndryshe edhe si “Mad Dog”.

Arsyeja për këtë shkarkim thuhet të jetë tendenca e Mattis-it që të zbusë dhe nganjëherë edhe sabotojë veprimet e administratës Trump. Nganjëherë edhe duke i injoruar urdhërat direkt të Presidentit Trump.

Sipas këtij raporti, duket se Presidenti Trump e ka kuptuar një gjë të tillë, dhe tani nëpër qarqe të ngushta e thërret edhe me nofkë tjetër, raporton EkonomiaSot.

Nga nofka “Mad Dog” apo “Qeni i Tërbuar”, thuhet se Trump tani e thërret “Moderate Dog” apo “Qeni i Moderuar”.

Në fillim të mandatit të tij, Sekretari Mattis para Kongresit Amerikan kishte shprehur mbështetjen e tij për shëndrrimin e FSK-së në ushtri, duke deklaruar se “para se të fillojë reduktimi i trupave amerikane nga Kosova, duhet të sigurohemi që Forca e Sigurisë së Kosovës të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale”.

Tani mbetet të shihet nëse me të vertetë do të ndodhë shkarkimi i tij, dhe enigma tjetër është se kush do t’a zëvendësojë, dhe cfarë qëndrimi do të ketë Sekretari i ri rreth krijimit të ushtrisë së Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0