Sejdiu: Nuk kemi arsye për festë, kush qohet i pari e shkelë Kushtetutën

Sejdiu: Nuk kemi arsye për festë, kush qohet i pari e shkelë Kushtetutën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka thënë se nuk kemi arsye për të festuar 10 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka shkruar se a duhet me uru për përvjetor të një Kushtetute që kush të qohet i pari e shkelë?

Postimi i plotë:
A me uru?
A me uru për përvjetor të një Kushtetute, që kush të qohet i pari e shkelë? Ku edhe vet gardiani i saj e shkelë (Rasti i imunitetit të deputetëve) edhe e bënë “si llastikun” varësisht cilit “shef” aktual i shërben. Ku ndarja e pavarësia e pushteteve ka mbetë vetëm teori. Ku më shumë ka shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me këtë Kushtetutë në baza ditore, se sa respektim e zbatim – me rrëmbimin e fundit të qytetarëve pa asnjë procedurë me urdhër të të madhit dhe gjithpushtetshmit “shef”, si shembulli më i freskët, por asesi i fundit.
Nuk kemi arsye për urime e festë. Kemi vetëm arsye e përgjegjësi për veprim, përpjekje e mund, që ta kthejmë Kushtetutën nga lecka në të cilën e kanë shndërruar, në një udhërrëfyes të pacenueshëm që rregullon shoqërinë tonë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0