Sejdiu: Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, shkatërrues jo vetëm për qytetarët por edhe prodhuesit vendor

Sejdiu: Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, shkatërrues jo vetëm për qytetarët por edhe prodhuesit vendor

Kryetari i Grupit Parlamentar të PSD-së, deputet i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kuvendi, duhet të ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, pasi sipas tij, jo vetëm që do të jetë shkatërrues për qytetarët e Kosovës por edhe për prodhuesit vendor.

“Çmimi i energjisë elektrike, nëse jetësohet marrëveshja me Contour Global, do të jetë shkatërrues jo vetëm për qytetarët por edhe për prodhuesit vendor dhe potencialin e KS për zhvillimin e industrive strategjike në sektorin minerar! Kuvendi i Kosovës duhet ta ndalë këtë marrëveshje!”, ka shkruar Sejdiu.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje me “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e re”.

Ndonëse pranohet se pavarësisht prodhimit me energji elektrike më të mirë, dhe se do të zgjidhë problemet për energji në Kosovë, qytetarët e Kosovës do të dëmtohen nga kjo marrëveshje pasi që çmimi i energjisë elektrike, do të shtrenjtohet për 50 për qind.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0