Sejdiu e dërgon Thaçin në Kushtetuese

Sejdiu e dërgon Thaçin në Kushtetuese

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu sot ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës një kundërshtim ndaj kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për interpretim të Nenit 18 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Këtë Sejdiu e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook.

“Në cilësinë e Deputetit, sot më 28 shtator 2018, parashtrova në Gjykatën Kushtetuese një kundërshtim ndaj Kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi për interpretim të Nenit 18 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Pavarësisht vendimeve nga e kaluara, mbesim me shpresë për një vendim të drejtë nga kjo Gjykatë që tani ka një përbërje të re”, ka shkruar ai.

Përndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po tenton që t’i ndryshojë kufijtë me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, duke anashkaluar plotësisht Kuvendin e Kosovës.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0