Seanca për ushtrinë nis me një minutë heshtje

Seanca për ushtrinë nis me një minutë heshtje

Në hapje të seancës parlamentare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.

Veseli tha se këtu qëndrojmë falë sakrificës mbinjerëzore, krenar me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen euroatlantike.

“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të periudhave të ndryshme.  Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë Veseli në hapje të seancës ku po votohet Ushtria e Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0