Seanca për Kuvendin e ri të enjten e ardhshme

Seanca për Kuvendin e ri të enjten e ardhshme

Kreu i Kuvendit në detyrë të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se janë dakorduar që mbledhja konstituive që mbahet me 26 dhjetor të fillojë në ora 15:00.

“Me datën 26 në ora 15:00 do të kemi seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës, ishte mbledhje procedurale, janë përcaktuar kornizat e mbajtjes së mbledhjes, besoj se shumë shpejtë me datën 26 do të kemi një legjislaturë të re përkatësisht një epokë të re të politikës në Kosovë me pozitë dhe opozitë, PDK do të jetë opozitë, shpresojmë që shumë shpejtë do të kemi konstituimin edhe të organeve tjera që kanë shumë rëndësi”, thotë ai.

“PDK do të jetë në opozitë, do të jemi konsistent në qëndrimet në mbrojtën e të drejave të qytetarëve”, deklaron Veseli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0