Seanca në Speciale: Mustafa nuk deklarohet rreth fajësisë

Seanca në Speciale: Mustafa nuk deklarohet rreth fajësisë

Salih Mustafa ka vendosur që të mos deklarohet të hënën rreth fajësisë.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai gjatë paraqitjes së parë në Hagë, para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Paraprakisht atij i është lexuar aktakuza dhe më pas të drejtat.

E ka konfirmuar që avokati që e përfaqëson sot në seancë do të jetë avokat i tiji gjatë tërë procesit.

Mustafa, ishte arrestuar të enjten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi Gjykata Speciale ia kishte konfirmuar aktakuzën qysh në qershor të këtij viti.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale, si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas avokatëve, të hënën Mustafës, i cili kohë më parë ka mbajtur postin e ish-shefit të Inteligjencës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, në seancë para gjykatës pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0