Saranda Bogujevci propozon 14 prillin, datë të përkujtimit të viktimave të dhunës seksuale

Saranda Bogujevci propozon 14 prillin, datë të përkujtimit të viktimave të dhunës seksuale

Saranda Bogujevci, nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka thënë se Kosova është shembull për legjislacion, por se sipas saj, ai duhet të funksionalizohet.

Bogujevci ka shtuar se dalja publike e Vasfijes ka vënë në pah mospërkrahjen e institucioneve.

Ajo tutje ka propozuar që 14 prilli, data kur është dhunuar Vasfije Krasniqi-Goodman, të jetë datë që kujtohen viktimat e dhunës seksuale.

“Sot në Kuvend po flasim për dhunimet që janë bërë nga forcat serbe. Është e vërtetë që jemi shembull për ligjin që e kemi në fuqi, por kemi ende punë për ta përkrahur komisionin që të kryej punën siç duhet. Dalja publike e Vasfijes përveç që ishte shumë e guximshme, ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Doli në pah mospërkrahja e institucioneve e shoqërisë. Çështja e drejtësisë është kyçe për të mbijetuarit. Njohja e vuajtjeve të tyre është drejtësia. Kam një kërkesë, që data 14 prill, data kur është përdhunuar Vasfija, të jetë datë që i kujtojmë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Propozimi ynë është që kjo datë të shtohet dhe të vihet në Kuvend për tu diskutuar”, ka thënë ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: