Sapo u lirua nga burgu, i riu gjen vdekjen nën rrënojat e tërmetit

Sapo u lirua nga burgu, i riu gjen vdekjen nën rrënojat e tërmetit

Identifikohet një nga viktimat e tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë ditën e sotme.

Mësohet se një nga viktimat është Kristian Preçi. Ka qenë gazetarja e emisionit Boom, Arjana Loce ajo që ka postuar në rrjetin e saj social, ku ka treguar identitetin e viktimës.

Sipas gazetares, Preçi ishte burgosur padrejtësisht dhe pasi iu drejtua emisionin investigative fitoi lirinë.

Por duket se kjo nuk i zgjati shumë të riut, pasi sot ka humbur jetën nga tërmeti 6.3 ballësh që preku Shqipërinë.

Preçi është një nga katër viktimat e Thumanës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: