Sali Berisha publikon një fotografi të rrallë me Ibrahim Rugovën

Sali Berisha publikon një fotografi të rrallë me Ibrahim Rugovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, ka publikuar një fotografi të rrallë në rrjetin social “Facebook”.

Berisha ka publikuar një fotografi nga festimi i 80 vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në atë foto ku Berisha është duke mbajtur fjalim, shihet edhe presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Aty shihen edhe kryeministrat Aleksander Meksi dhe Bujar Bokshi.
Fotografia është realizuar në Vlorë.

“Me presidentin Ibrahim Rugova, Kryetarin e Parlamentit Pjeter Arbnori, Kryeministrat Aleksander Meksi dhe Bujar Bukoshi ne Vlore ne 80 vjetorin e Pavaresise. Sb”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/sali-berisha-publikon-nje-fotografi-te-rralle-me-ibrahim-rugoven-600166/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0