Sadriu ngre dyshime rreth privatizimit të “Silkaporit” dhe djegien e dokumenteve në AKM

Sadriu ngre dyshime rreth privatizimit të “Silkaporit” dhe djegien e dokumenteve në AKM

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ka thënë se ka dyshime mbi një rast të privatizimit në vitin 2003 që ka të bëjë me fabrikën “Silkapor”.

Ai ka thënë edhe se në vitin 2008 ishin djegur disa dokumente në AKM dhe që sipas tij, për to nuk u interesua askush.

“Nuk kam fakte por shpreh dyshime për korrupsion në atë kohë nga ndërkombëtaret në AKM mundësuar nga Gjykata e Veçantë, për një proces të privatizimit. Behet fjalë për Fabrikën e “Silkapori” të privatizuar një që quhet me mbiemër Berisha. Pra, mundësitë për keqpërdorime kanë qenë të mëdha”, tha Sadriu.

Sadriu që ishte edhe anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit ka thënë se ndërkombëtarët në procesin e privatizimit nuk kishin synime të mira për procesin e privatizimit.

“I mbaj mend tri procese privatizimit. Ne kemi qenë unik unë dhe ish ministri Ali Jakupi dhe Bahri Shabani, pjesë e komunitetit shqiptar, dhe ndërkombëtarët janë stopuar në procesin e privatizimi, të cilët kish ardhur me një përvojë nga Serbia”, tha ai.

Sadriu theksoi se është ballë hapur në procesin e privatizimit, por shpreh zhgënjimin më të madh për ndërrimin e destinimit të fabrikave.

“Pak është privatizuar në atë kohë. Kam pritë që së paku ato ndërmarrje do të vazhdojnë veprimtarinë e vet. Fabrika e mobileve në Ferizaj është shitë dhe është bërë troje. Fabrika e vajit, po ashtu. Unë jam shumë i zhgënjyer në këto procese”, tha ai.

Ai në fund kërkoj nga deputetët që ta hetojnë këtë proces, derisa tha se në çdo parti politike në Kosovë ka hajna.

“Nuk ka parti që nuk ka hajna, korrupsioni është kancer, dhe ai proces i privatizimit është kancer për vendin”, tha Sadriu.

Ndërsa, prej orës 13:00 sot është paraparë të intervistohet Petrit Gashi ish-kryesues i bordit të AKP-së./ KP

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0