Sa vite burg dënohesh nëse nuk i respekton vendimet e Qeverisë ndaj koronavirusit?

Sa vite burg dënohesh nëse nuk i respekton vendimet e Qeverisë ndaj koronavirusit?

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aplikimin e 11 masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi.

Masa e njëmbëdhjetë thotë se personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, parashihet dënimi për gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e nxjerra nga institucionet përkatëse lidhur me sëmundjen gjatë kohës së epidemisë.

Neni 250 i Kodit Penal të Kosovës parasheh dënim deri në dy vjet për ata që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë.

“Neni 250. Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: