Rusia dhe Britania e Madhe përplasen për ushtrinë e Kosovës

Rusia dhe Britania e Madhe përplasen për ushtrinë e Kosovës

Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ambasadorja e Britanisë së Madhe në këtë Këshill Karen Pierce edhe njëherë ka ritheksuar se Kosova e ka të drejtën e ushtrisë së vet.

E në lidhje me këtë deklaratë të saj, ka reaguar Ambasada e Rusisë në Londër duke thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore injorojnë kërcënimin që përbën formimi i ushtrisë së Kosovës, ndaj serbëve të veriut.

“Dëshiroj të ritheksoj se Britania e Madhe mendon se është e drejtë e Kosovës si shtet i pavarur dhe vetëqeverisës që të krijoj ushtrinë. Nuk përmban asgjë që parashikon tranzicionin e ardhshëm të FSK-së. E përsëris atë që thash në dhjetor, Kosova ka të drejtën e ushtrisë”, ishte deklarate e ambasadores britanike.

Ambasada ruse ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se kjo ushtri përveç që përbën rrezik të drejtpërdrejtë për serbët e veriut, rrezikon edhe stabilitetin në Ballkan.

“Është për t’u habitur që përfaqësuesit perëndimorë vazhdojnë të injorojnë këtë fakt të dukshëm, për shembull, të përmendur në raportin e fundit gjysmëvjetor të shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0