Rukiqi: Vendosja e masave ndaj importeve serbe është dashur të bëhej shumë më herët

Rukiqi: Vendosja e masave ndaj importeve serbe është dashur të bëhej shumë më herët

Keryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se para se Kosova të vendoste masën prej dhjetë për qind ndaj produkteve serbe, do të duhej që të caktonte pikësynimin se cka dëshiron të arrijë me këtë vendim.

Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se një masë e tillë do të duhej të vendosej shumë më herët duke marrë parasyshë dëmet që i kanë shkaktuar Serbia dhe Bosnja ndaj Kosovës duke shkelur vazhdimisht marrëveshjet e tregtisë së lirë siç janë CEFTA dhe MSA-ja.

“Vendosja e 10 për qindëshit është në një moment kur kemi parë një shkallë të destruktivitetit të Serbisë në çdo proces. Edhe para se të ndodhte kjo, unë publikisht kam kërkuar që si kompenzim për pengimin e marrveshjes për energjinë nga ana e Serbisë ka qenë që ai 30 milionësh [që Kosova e humb nga mos-respektimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë] të zbatohet me anë të një tarife”.

“Besoj që në raport me shkeljet që i bën në kuptimin e CEFTA-s nga ana e Serbisë dhe Bosnjës kjo është dashur të bëhet shumë më herët nga ana jonë. CEFTA dhe Komisioni Evropian nuk ka ushtru asnjë instrument presioni që me e bindë Serbinë e as Bosnjen që me i respektu këto marrëveshje”.

Kreu i OEK-ut tha se këto dy shtete nuk kanë respektuar parimin fundamental të tregëtisë së lirë duke mos respektuar edhe lëvizjen e lirë të njerëzve.

Sipas tij, nuk ka kuptim lëvizja e lirë e mallrave pa atë të njerëzve.
Rukiqi thotë se para se Qeveria të vendoste këtë masë, është dashur të caktojë synimin se ku po do të arrijë në mënyrë që të shihen edhe efektet e kësaj mase.

“Vendosja e një synimi do të duhej të ishte edhe një listë e kërkesave minimale që duhet të trajtohet në mënyrë që masa ta ketë efektin e vet. Para marrjes së vendimt po shihet që është dashur të ketë një proces konsultativ në mënyrë që kjo masë me i pasë efektet e veta”, tha ai.

“Ne duhet të ulemi dhe të trajtojmë se çka po synojmë me anë të kësaj mase”, përfundoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0