Rukiqi: Sektori privat ta ketë rolin kyç në zhvillimin ekonomik, jo sektori publik

Rukiqi: Sektori privat ta ketë rolin kyç në zhvillimin ekonomik, jo sektori publik

Shumë shpejt pritet të hapet gara për të drejtuar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), e kësaj kare pritet t’i hyjë edhe Berat Rukiqi, i cili është aktualisht këshilltar në OEK, derisa si pjesë e saj është për më shumë se dhjetë vite.

Por nëse e merr drejtimin e OEK-ut ai ka thënë se do të punojë që sektori privat të jetë motor i zhvillimit ekonomik, e jo sektori publik.

Rukiqi ka thënë se zyrtarisht ende nuk është hapur gara, por ai do të jetë njëri ndër kandidatët për të drejtuar këtë institucion i cili i mbron interesat e bizneseve.

“Si kandidat potencial është proces i natyrshëm pas 11 viteve në Odën Ekonomike të Kosovës, ku jam zhvillu dhe jam rrit profesionalisht, po ashtu kam mësuar edhe prej anëve pozitive, por edhe prej gjerave që nuk kanë funksionuar”, tha ai. Telegrafi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0