Rukiqi reagon ndaj grevës në arsim: Rritja e pagave  të bëhet në raport me produktivitetin dhe cilësinë që ofron ky sektor

Rukiqi reagon ndaj grevës në arsim: Rritja e pagave të bëhet në raport me produktivitetin dhe cilësinë që ofron ky sektor

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar ndaj veprimeve të Sindikatës së Arsimit të cilët kanë paralajmëruar grevë deri në rritjen e pagave të punonjësve të këtij sektori.

Ai ka thënë se kjo sindikatë për çdo vit shantazhon me grevë Qeverinë duke kërkuar rritjen e pagave.

Sipas Rukiqit, mesatarja e pagave për punonjësit e arsimit është më e larta në rajon, ndërsa cilësia e arsimit është në nivele inferiore. Për të rritja e pagave duhet të bëhet në raport me cilësinë dhe produktivitetin që ofron ky sektor.

 

Shkrimi ki plotë i Rukiqit në Facebook:

Eshte e patolerueshme shantazhi i vazhdueshem (cdo semester) qe behet nga kjo sindikate, per institucionet dhe shoqerine. Mesatarja pagave ne arsim eshte me e larta ne rajon, ndersa produktiviteti dhe cilesia jane ne nivele inferiore. E kemi perkahur rritjen e buxhetit per arsim, por me kusht qe kjo te jep rezultate dhe te lidhet me performance. Buxheti nuk mund te jete ne funksion te trashjes te beneficioneve per asnje kategori dhe per t’ju dhene drejtesi, te gjitha padrejtesive historike. Thirrja ne histori dhe ne kontribute “shekullore”, nuk mund dhe nuk duhet te behet barre per gjeneratat e reja. Sektori publik nuk mund te shendrrohet ne strehimore sociale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0