Rukiqi prezanton rekomandimet për pakon e rimëkëmbjes së ekonomisë

Rukiqi prezanton rekomandimet për pakon e rimëkëmbjes së ekonomisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka prezantuar rekomandimet e bizneseve për pakon e rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë, raporton EkonomiaSot.

Fillimisht ai foli në lidhje me shqetësimet e bizneseve sa i përketë implementimit të Pakos Emergjente.

“Asnjë nga masat që e prekin sektorin privat, as subvencionimi i pagës, as qiratë, as likuiditeti për mikrokompanitë, as pjesa që lidhet me eksportin nuk janë zbatuar plotësisht. Kjo pako është zbatuar minimalisht dhe kjo paraqet vështirësi për bizneset”, ka theksuar Rukiqi.

Sipas tij tani e tutje me rendësi është që të implementohet në tërësi masa për subvencionim të pagës. Rukiqi ka thënë se masa për subvencionim të pagës duhet të bëhet së paku deri më 31 gusht të këtij vitit. Madje sipas tij për disa sektor kjo masë duhet të vazhdojë të implementohet deri në fund të vitit.

Rukiqi listoi edhe elementet që duhet t’i ketë pakoja e rimëkëmbjes së ekonomisë.

“Likuiditeti, 200 milionë te alokuara përmes Fondit për Garanci Kreditore. Pagesa e pjesshme e energjisë. 100 milionë për pajisje të reja, trajnim të stafit. Grante për përgatitje te firmave për eksport: 20000 mije euro për kompani. Kredi dhënie me -1 ose -2 % interes te sektori i drurit metaleve, plastikës, ushqimit. Pushime tatimore deri në 3 vjet për investime te reja, 0 % TVSH për imputet e prodhimit që blihen nga prodhuesit vendor, 0 % TVSH për mjetet e reja transportuese. Favorizime të prodhimeve vendore në çdo blerje nga mjetet buxhetore. Falja e tatimit në qera dhe pronë për fushën e gastronomisë”, tha ai.

Rukiqi tha se këto 67 ditë ishin më të rëndat për biznesin që nga paslufta.

“Këto 67 ditë të vendosjes së masave parandaluese kundër koronavirusit ishin më të rëndat që nga paslufta. Që nga data 4 maj pjesa më e madhe e bizneseve e kanë ri-filluar punën. Nga data 1 qershor mbi 95 për qind e bizneseve do të jenë të aktive”.

Sipas tij, 30 milionë euro është dëmi në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe kafeterive.

“Zbatimi i pakos financiare i ngadaltë. Pakoja është zbatu minimalisht”, tha ai

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0