RTK i kërkon Kuvendit ta miratojë ligjin për të, në të kundërtën paralajmërohen protesta

RTK i kërkon Kuvendit ta miratojë ligjin për të, në të kundërtën paralajmërohen protesta

SPERTK ju njofton se nëse nuk kalon ligji i ri për RTK-në në seancën e parë të Kuvendit për këtë vit, ne do të vazhdojmë menjëherë në ditët në vazhdim me protesta deri në realizimin e kërkesave tona.

“SPERTK nuk e kupton pse po zvarritet miratimi i ligjit të RTK-së kurse të gjitha partitë politike i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në komisionin për medie kur edhe është hartuar ligji i ri i RTK-së.

SPERTK nuk do të lejojë që mediumi i vetëm publik RTK të shkatërrohet nga grupe të interesit. SPERTK u bën thirrje deputetëve edhe njëherë që ta votojnë ligjin e ri të RTK-së, ndryshe protestat dhe format e tjera ligjore të veprimit janë të pashmangshme pasi që konsiderojmë se format e tjera të komunikimit tashmë janë shterur”, thuhet në njoftimin për media.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0