Rritja e taksës jep efektet e para: 20 kamionë me mallra serbe kthehen prapa

Rritja e taksës jep efektet e para: 20 kamionë me mallra serbe kthehen prapa

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, rreth 20 kamionë janë kthyer prapa.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci në një prononcim për gazetën Koha Ditore ka thënë se ata janë kthyer pasi kanë pranuar informatat për vendosjen e taksës.

Ai ka thënë se vendimi i Qeverisë është duke u zbatuar dhe se vërehet se ka ulje të importit nga këto dy vende.

“Nëse një kamion me mallra i cili vjen nga Serbia ose nga Bosnje e Hercegovina, e që ka mallra në vlerë 10 mijë euro, tani e tutje me rritjen e takës ai do të paguajë dyfishin. Kjo ka ndikuar që ata të kthehen mbrapa”, ka pohuar Stavileci.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0