Rritet transparenca në 10 komuna kosovare të monitoruara

Rritet transparenca në 10 komuna kosovare të monitoruara

Është rritur shkalla e transparencës në 10 komuna të Kosovës, të monitoruara nga OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në periudhën janar-dhjetor 2017.

Kjo organizatë joqeveritare të hënën ka publikuar Indeksin e reformës së transparencës komunale për vitin 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, 2 komuna kanë rezultat të njëjtë si në vitin 2016, derisa 3 komuna kanë shënuar regres në këtë drejtim.

Valon Xhabali nga “EC Ma Ndryshe” ka bërë të ditur se Indeksi i reformës së transparencës komunale pasqyron rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2017 në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, si dhe Rahovec,Vushtrri, Malishevë, Suharekë, Klinë, Dragash, Shtërpcë dhe Mamushë.

“Në Indeksin e reformës së transparencës komunale për periudhën e monitorimit janar-dhjetor 2017 figuron se Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës përbëjnë grupin e parë të komunave transparente me 68 për qind, përkatësisht 64 për qind të vlerësimit”, ka thënë Xhabali. Sipas tij, pastaj radhiten Gjilani me 56 për qind e Peja me 54 për qind, të pasuara nga Mitrovica me 48 për qind, Prizreni me 42 për qind dhe Ferizaj me 41 për qind.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0