Rritet konsumi i energjisë elektrike

Rritet konsumi i energjisë elektrike

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Bilancin i energjisë për TM1 2018. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas këtij raporti, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 (TM1 2018) në Kosovë janë prodhuar rreth 1.98 mijë tonë thëngjill, kurse sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 657.5 GWh dhe në hidrocentrale ishte rreth 70.0 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, Kosova ka importuar 119.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM 1 2018) Kosova ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 136.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 2.8%

Për më shumë informata, lidhur me Bilancin i Energjisë për tremujorin e parë (TM1) 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/energjia

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0