Rreth 80 persona nga Peja do të testohen sot për COVID-19, komuna mbyll një rrugë

Rreth 80 persona nga Peja do të testohen sot për COVID-19, komuna mbyll një rrugë

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka njoftuar se rreth 80 persona të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit do të testohen sot për koronavirus, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, kjo drejtori ka njoftuar se nga ora 11:00-15:00 rruga para ambulantes së Mjeksisë Familjare në Lagjen Kristal në Pejë do të jetë e bllokuar.

“Njoftojmë qytetarët e komunës së Pejës se nga ora 11:00-15:00 rruga para Ambulantes së Mjekësisë Familjare në lagjen Kristal do të jetë e bllokuar për shkak së në këtë objekt shëndetësorë tani sa kanë filluar testimi nga ekipet e Institutit të Shëndetit Publik për personat e verifikuar si raste kontakti. Janë afërsisht 80 raste kontakti që do tu merren mostrat për testim nga IKSHP-ja”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: