Rrëfimet e të mbijetuarve nga sulmet në Sri Lanka

Rrëfimet e të mbijetuarve nga sulmet në Sri Lanka

Në Sri Lanka kanë ndodhur sulme terroriste në disa lokacione duke lënë qindra të vrarë dhe një numër edhe më të madh të të lënduarve.

Një nga të mbijetuarit të një prej sulmeve me bombë në kishë ka përshkruar momentet e sulmit, shkruan Daily Mail.

Ai tregon se si njëri prej sulmuesve vetëvrasës eci qetësisht pranë njerëzve që po luteshin dhe madje edhe ledhatoi në kokë njërin prej fëmijëve pak para se të detononte bombën.

Dilip Fernando, i mbijetuari në fjalë, tha që familja e tij ishte në kishën e San Sebastianit kur ndodhi shpërthimi, në ditën e pashkëve të dielën.

Ndërkohë mësohet se edhe familja e miliarderit Anders Holch Povlsen është prekur nga sulmet.

Ai ka humbur tre nga katër fëmijët e tij.

Nilantha Lakmal ndërkohë kujton momentet e sulmit teksa ai ishte me gruan dhe tre vajzat e tij në meshën e Pashkëve. Ai tregon se radhët ishin të stërmbushura atë ditë, ndërsa ai me familjen e tij u detyruan të rrinë në kopshtin përballë kishës duke dëgjuar fjalimin e priftit në San Sebastian.

“Më kënd të syrit, pashë një burrë me një çantë të madhe duke ecur me shpejtësi në anën e majtë të kishës. Vetëm pas ca sekondave bomba shpërtheu. Isha i frikësuar. Po bërtitja emrat e vajzave. Po vrapoja rrotull, duke kërkuar familjen time. Mezi i gjeta ata”, tregon Lakmal.

Ai pastaj shkoi për të kërkuar për të afërmit e tjerë të tij. Ishte gëzim i madh kur kuptova që të gjithë ishin gjallë. Lakmal tregon se është shumë i frikësuar të shkojë ndonjëherë në kishën ku ai u martua dhe pagëzoi fëmijët e tij.

Ndërkohë një turist australian që mbijetoi tregon për kaosin total që pa ai me sytë e tij.

Sam i cili nuk pranoi të jepte më shumë informacione për identitetin e tij tregon se si ai dhe miku i tij me të cilën kishte udhëtuar po hanin mëngjes në kohën kur dy shpërthimet ndodhën.

“Unë pashë dy njerëz me çanta të zeza para shpërthimit. Kishte njerëz që bërtisnin dhe kufoma gjithandej. Fëmijë që qanin, fëmijë të shtrirë përtokë. Nuk e di nëse ata shpëtuan por ishte çmenduri”, tregon Sam.

Ndryshe ende nuk ka përgjegjës për sulmet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0