Rrahim Hashimi, i ftuari i radhës nga Specialja

Rrahim Hashimi, i ftuari i radhës nga Specialja

Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftuar se është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Do të paraqitem para këtij organi më datë 09.04.2019 në Hagë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj thirrjeje.

Këto të dhëna i bëri në konferencën e thirrur nga OVL-UÇK, e cila u mbajt në selinë e tyre qendrore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0