Rezoluta që e bën PSD’në pjesë të dialogut votohet në orën 14:00

Rezoluta që e bën PSD’në pjesë të dialogut votohet në orën 14:00

Seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet rezoluta e Partisë Socialdemokratie për ekipin negociues me Serbinë, do të fillojë sot prej orës 14:00.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zyre e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndërsa prej orës 10 është mbledhur kryesia e Kuvendit për ta caktuar kohën e mbajtjes së seancës.

Ndërkaq dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje janë kundërshtojnë rezolutën e PSD’së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por e njëjta kishte dështuar të mbahej, pasi nuk kishte konsensus as brenda koalicionit qeverisës.

PDK nuk dëshiron që t’i zvogëlojë kompetencat presidentit Hashim Thaci në dialogun me Serbinë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0