Reçica: Së shpejti të rinjve tanë do t’i mundësohet punësimi në vendet e BE-së

Reçica: Së shpejti të rinjve tanë do t’i mundësohet punësimi në vendet e BE-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Skender Reçica tha se janë në negociata me disa vende të BE-së për hapjen e mundësisë së të rinjëve kosovarë që të marrin punë sezonale në këto vende. Ai tha se së shpejti do të kemi lajme të mira në këtë cështje.

Këto komente Reçica i bëri pas pyetjes së deputetes Albulena Balaj nga radhët e Nismës Socialdemokrate se a ka ministria plan për përfshirjen e të rinjëve dhe grave në tregun e punës, raporton EkonomiaSot.

“Ju njoftoj se ne kemi miratuar planin për punësimin e të rinjëvei cili ka për qëllim rritjen e punësimit të të rinjëve në vend, ne kemi filluar me masat aktive në tregun e punës ku të rinjtë  tanë do të përfitojnë përmes granteve dhe subvencioneve të cilat më vonë do të qojnë në vetpunësimin e të rinjëve. Ne kemi nisur projektin e punësimit të një antari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar”, ka thënë ministri Reçica.EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0