Reagon Thaçi: Asnjëherë nuk më ka ftuar Gjykata Speciale

Reagon Thaçi: Asnjëherë nuk më ka ftuar Gjykata Speciale

Pas publikimit të lajmit se presidenti Thaçi është intervistuar nga Gjykata Speciale, ky i fundit ka reaguar ndaj këtyre deklaratave. Presidenti Thaçi e ka quajtur të pavërtetë dhe shpifje lajmin e publikuar sot në gazetën serbe “Novosti”, ku thuhet se se presidenti është intervistar para dy javësh nga Tribunali Special.

Këtë reagim presidenti e ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH

COMMENTS

WORDPRESS: 0