Reagimet mes VV-së dhe LDK-së nuk ndalen – Murati i ka dy fjalë për Abdixhikun

Reagimet mes VV-së dhe LDK-së nuk ndalen – Murati i ka dy fjalë për Abdixhikun

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LVV-së, Hekuran Murati, i ka reaguar zyrtarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nëse partia e Kurtit e ka përnjëmend koalicionin, atëherë le të ketë respekt ndaj tyre.

Përmes një shkrimi në profilin e vet “Facebook”, Murati ka thënë se “njëmend e kemi”.

Murati ka potencuar se LDK-ja ka zgjedhur e para ministrinë që ajo dëshiron ta ketë. “Njëmend e kemi!. Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5. Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju. Madje edhe zgjodhët të parët. Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!

https://m.facebook.com/503470521/posts/10157842064905522/?notif_id=1575411753130838&notif_t=close_friend_activity&ref=notif

COMMENTS

WORDPRESS: 0