Rasti i Telekomit: Policia shoqëron katër persona të dyshuar

Rasti i Telekomit: Policia shoqëron katër persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin në cilin e ka realizuar sot në Telekomin e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se aksioni është realizuar Departamenti Special Anti-Korrupsion, bazuar në një dyshim për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “lidhje e kontratës së dëmshme”.

Sipas njoftimit, operacioni policor ka përfshirë bastisjen e katër zyrave të Telekomit të Kosovës, zyrat qendrore në Prishtinë, me qëllim të gjetjes së provave materiale lidhur me dyshimet e ngritura rreth nënshkrimit të një kontrate në dhjetor të vitit 2019, ku dyshohet se buxheti i Telekomit të Kosovës është dëmtuar me një shumë prej mbi njëqind mijë (100,000.00) euro.

Lidhur me këtë rast, njoftohet se janë shoqëruar në polici katër persona, të cilët janë duke u intervistuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘lidhje e kontratës së dëmshme’.

“Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj., dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: