Ramushi ia bën bajat Palit: Nuk fole mençur për ambasadorin

Ramushi ia bën bajat Palit: Nuk fole mençur për ambasadorin

Sa i përket deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili kërkoi largimin e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka qenë deklaratë e pamençur.

“Do të thotë nuk është e meçme prej ministrit Lekaj me u kyç në këtë debat, ai i ka temat e tij. Mendimi im për Zvicrën është i lartë”, tha Haradinaj gjatë konferencës me deputetët nga Bundestagu gjerman.

Kryeministri është pyetur edhe për punësimet familjare në Qeveri. Ai pranoi që ka punësime të tilla, por, sipas tij, numri i tyre nuk është aq i lartë.

“Masiv nuk është, por ka. Në konkurse mund të gjeni që ka të AAK-së, por nuk janë vetëm ata. Vendet e punës kryesisht do të krijohen me ekonomi dhe inkurajoj njerëzit që të marrin iniciativa si sipërmarrës. Ka një rritje të punësimit në vazhdimësi. Sidomos tani pas taksës është rritur numri i të punësuarve”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0