Rama shpjegon “Presidentin”, deklaratën që shkaktoi debate në Kosovë

Rama shpjegon “Presidentin”, deklaratën që shkaktoi debate në Kosovë

Në një Intervistë për mediat shqiptare, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë debate, disa duke e “mbështetur” e disa duke e “kundërshtuar” idenë e tij.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0