Raka tregon se kur do të mund të vijnë bashkatdhetarët në Kosovë

Raka tregon se kur do të mund të vijnë bashkatdhetarët në Kosovë

A do të mund të udhëtojnë për në Kosovë, këtë verë, bashkatdhetarët tanë, pas pandemisë COVID-19, është një nga pyetjet që po e bëjmë të gjithë në këto ditë.

Emisioni “Rrëfim Suksesi” ka realizuar një storje, në të cilën flasin për këtë temë ekspertë shëndetësorë, ekonomik dhe vetë bashkatdhetarët.

Mikrobiologu Lul Raka, në këtë emision thotë se bashkatdhetarët shumë shpejt do të mund të udhëtojnë për tek familjet e tyre në Kosovë.

Madje, siç shkruan Reporteri.net, ai shprehet i lumtur për një gjë të tillë, pasi sipas tij kjo do të ndihmojë familjet e tyre në Kosovë si në aspektin psikologjik, ashtu siç edhe në aspektin financiar.

“Unë besoj se shumë shpejtë bashkatdhetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë, dhe vizita ardhja e tyre gjithsesi do të jetë një faktor ndihmues edhe psikologjik edhe financiar. Prandaj ju dëshirojë mirëseardhje dhe urojë që sa më shpejtë të krijohen rrethanat që të vijnë të sigurtë dhe të kënaqen me familjaret e tyre në Kosovë”, thotë Raka

Megjithatë, duke mos caktuar një datë se kur ai parasheh të ndodhin këto lëvizje, Raka shpjegon faktorët që varen për një gjë të tillë.

“Kjo varet prej disa faktorëve. Në radhe të parë faktori i parë është situata epidemiologjike në vendin ku jetojnë, d.m.th. si do të jetë evoluimi i situatës së shëndetit publik. Shumë shtete në Europë kanë bërë lehtësim të masave, edhe në këtë kontekst ka qenë edhe hapja e kufijve, sidomos me vendet që kanë pasqyrë të përafërt me situatën epidemiologjike në Kosovë”, ka thënë Lul Raka

“Këtu duhet pasur parasysh disa dallime që i kanë shtetet e ndryshme të Europës, pasi shpesh nuk përdorin qasje të njëjtë në diagnoze Prandaj disa shtete të Evropës situata është e ndryshme ta zëmë Suedia, disa të tjera kanë bërë kufizime afatgjate deri në fillim të shtatorit me sa e di unë”, deklaron mikrobiologu kosovar

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0