Qytetari e padit KEDS-in për shfrytëzim të pronës, nuk do ta besoni se si i hakmerret KEDS!

Qytetari e padit KEDS-in për shfrytëzim të pronës, nuk do ta besoni se si i hakmerret KEDS!

Kompania turke e distribucionit dhe shitjes së energjisë elektrike, KEDS ka vite që nuk po mund ta zgjidh një konflikt me një konsumator të fshatit Shirokë të Suharekës.

Ky konflikt tani ka eskaluar në inate dhe hakmarrje nga KEDS-i, thonë familja Sopa e cila ka rrefyer për Gazetën Infokus të gjithë ngjarjen që fillon rreth 6 vite më parë.

Nuhi Sopa, në vitin 2012/2013 thotë se u detyra të investonte nga buxheti familjar për t’u kyçyr në trafon më të afërt nga shtëpia e tij të cilën e kishte ndërtuar në një lagjë të re në fshatin Shirokë.

Këtë e bëri pasi që kur e kishte ndërtuar shtëpinë në atë vendbanim nuk kishtë rrjet të furnizimit me energji elektrike dhe kompania përgjegjëse në këtë rast KEDS-i në atë kohë kishte refuzuar të investonte me arsyetimin se nuk kishin llogari sepse aty ndodhet vetëm një shtëpi.

Sopa, atë kohë u detyrua të investonte rreth 2800 euro për të vendosur shtyllat elektrike dhe e bëri kërkesën për kyçje në trafo, kërkesë të cilën KEDS e aprovojë. Kjo siç rrëfen ai ishte e vetmja mundësi për të mbijetuar sepse nuk kishte energji elektrike.

Deri këtu, siç tregon Sopa nuk kishte telashe e as nuk kishte bërë ankesë për investime por problemet u shfaqën pasi që në atë lagje u ndërtuan shumë shtëpi dhe shtyllat e tij nisi t’i shfrytëzonte kompania turke KEDS duke i vendosur kabllot e gjithë lagjes.

Kur situata erdhi në këtë pikë, siç tregon ai që në lagje u ndërtuan shumë shtëpi, iu drejtua KEDS-it për t’ia kompenzuar shtyllat të cilat tashmë ishte duke ja shfrytëzuar për intersat e saj me qëllim të furnizimimit të klientëve të tjerë.

Në vitin 2015 / 2016 i ishte drejtuar së paku tri herë kompanisë për rimbursim të investimeve. Pasi nuk kishte marrë asnjëherë përgjige, thotë se u detyrua t’i drejtohet gjykatës ku bëri padi ndaj KEDS-it për shfrytëzim pa leje të aseteve të tij.

Kur KEDS e kuptoj se do të ballafaqohet me gjykatën, Sopa tregon se si kjo kompani kishte filluar të bënte të njëjtin investim në anën tjetër të rrugës vetëm për të mos e kompenzuar investimin e tij privat.

“Pasi puna shkoj deri në gjykatë, KEDS-i filloj investimet dhe vendosi shtyllat elektrike në anën tjetër të rrugës. Pra nga viti 2013 i shfrytëzuan investimet e mija dhe pastaj në shenjë hakmarrjë që unë ju drejtova gjykatës ata vendosën shtyllat elektrike dhe i kaluan kabllot e gjithë lagjës nga shtyllat tona dhe i vendosen në shtyllat e tyre, perveç kabllove te mija. Por nuk u ndalën me kaq. Prapë në shenjë hakmarrje dhe në mënyrë të dhunshme erdhën në shtëpinë time për ta zhvendosur orën elektrike të shtëpisë rreth 400 metra larg . Jo siç e kanë të gjithë konsumatorët e tjerë në shtyllën më të afërt por ma larguan rreth 16 shtylla larg nga shtëpia ime”, ka treguar Sopa.

Çmenduria tjetër siç thotë ai është se ora e shtëpisë sime prapë është vendosur në një shtyllë elektrike private të një fqinji tjetër.

Ndryshe, edhe në dëshmitë që i ka prezantuar Sopa Gazetës inFokus shihet se Gjykata kishte vendosur që KEDS-i duhet t’ia mundësojë kyçjen në rrjetin e ri që tashmë ishte pronë e kompanisë.

Por, KEDS-i prapë nuk kishte vepruar sipas urdhërit të Gjykatës, por në mënyrë arbitrare kishte vendosur qe t’ia merrte orën elektrike dhe ta vendoste atë 17 shtylla larg shtëpisë së tij. /Gazeta inFokus

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0