Quni: Synimi ynë për Forcat e Armatosura-në shërbim të qytetarëve pa dallim

Quni: Synimi ynë për Forcat e Armatosura-në shërbim të qytetarëve pa dallim

Respektimi i hierarkisë, disiplina e brendshme, komandimi dhe kontrolli, përgjegjësitë e kolektivit dhe i çdo ushtaraku si dhe etika e ushtarakut, janë veçoritë që Forcën e Sigurisë së Kosovës, e bëjnë institucion të besueshëm, ndërkohë që këto karakteristika po u mungojnë, fatkeqësisht institucioneve civile, kështu ka deklaruar në një intervistë për Kosova.info, deputeti i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Anton Quni, dhe njëherit, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi që pengesë për transformimin e FSK-së në ushtri , janë deputetët e Listës Serbe, Quni ka veçuar se këta deputetë u binden vetëm autoriteteve te Beogradit, por sipas tij, që vota e tyre të jetë pro transformimit te FSK-së, në FAK, “ne duhet të kërkojmë ndihmën e ShBA-së dhe NATO-së. Vetëm me veprime të bashkërenduara mirë me këta dy faktorë, besoj që mund të përmbyllim edhe këtë temë”.

Në këtë intervistë ekskluzive, deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur edhe për çështjen e marrëveshjes së Demarkimit me Malin e Zi.

Megjithatë, ai shpresoj qe ky proces të përmbyllet sa me shpejtë dhe të hapim kapitullin e ri.

“Është e paarsyeshme vonesa prej tre viteve, pasi që në fillim është bërë thirrja për konsensus nacional”, ka thënë deputeti Çuni.

“Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët strategjik është alternativa me e mirë për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë. Synimi ynë për FA, në shërbim të qytetarëve pa dallim, kompaktibil dhe më standardet e NATO-s, nën kontrollin demokratik, financiarisht e arsyeshme, pa dyshim se do të mbështetet si nevojë e kohës dhe e drejtë e kombit për mbrojtje”, tha ai

Vet natyra e misionit dhe organizimi i brendshëm i FSK-së, i krijojnë parakushtet për të qenë institucioni me i besueshëm”tha Quni

“Respektimi i hierarkisë, disiplina e brendshme, komandimi dhe kontrolli, përgjegjësitë e kolektivit dhe i çdo ushtaraku si dhe etika e ushtarakut, janë veçoritë që FSK –në, e bëjnë institucion të besueshëm, ndërkohë që këto karakteristika po u mungojnë, fatkeqësisht institucioneve civile. Deputetët nga Lista Serbe u binden vetëm autoriteteve te Beogradit. Që vota e tyre të jetë pro transformimit te FSK-së, në FAK, ne duhet të kërkojmë ndihmën e SHBA-së dhe NATO-së. Vetëm me veprime të bashkërenduara mirë me këta dy faktorë, besoj që mund të përmbyllim edhe këtë temë, përfundoi ai.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0