Quni: Autoblindat serbe dje janë nisur në drejtim të Kosovës, por NATO i ktheu prapa

Quni: Autoblindat serbe dje janë nisur në drejtim të Kosovës, por NATO i ktheu prapa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur lidhur me kërcënimet e fundit që po bëhen nga Serbia drejt Kosovës për luftë apo ndonjë sulm të mundshëm. Quni ka thënë se dje disa autoblinda serbe janë nisur në drejtim të Kosovës, mirëpo NATO ka ndërhyrë menjëherë dhe ato janë kthyer mbrapa.

Quni si i ftuar në “DPT”, ka thënë se këto janë vetëm deklarata politike dhe se nuk mund të bëhet kurrë asnjë sulm ndaj Kosovës.

“ Nuk ka asgjë serioze nga këto kërcënime. Këto janë vetëm deklarata sa për të nxitur debate. Migat që po i reklamojnë, janë vetëm për mbrojtje nga ajri po nuk janë për sulme”

“Nëse ata marrin ndonjë ofensive apo diçka do të marrin përgjigje nga NATO dhe KFOR-i”

“ Serbia është duke kaluar në një situatë të rendë politike dhe deklarimet për sulme ose kërcënime ndaj Kosovës bëhen për poena politike”

Quni ka thënë që gjatë ditës së djeshme disa autoblinda serbe janë nisur në drejtim të Kosovës, mirëpo NATO ka ndërhyrë menjëherë dhe ato janë kthyer mbrapa.

“Dje në mëngjes janë nisur disa autoblinda ushtarake në drejtim të Kosovës, mirëpo ka reaguar menjëherë NATO dhe ato janë kthyer mbrapa”.

COMMENTS

DISQUS: 0