Qindra miliona euro të sekuestruara dhe konfiskuara në Kosovë

Qindra miliona euro të sekuestruara dhe konfiskuara në Kosovë

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, përbën një nga shtyllat e luftimit të krimit të organizuar në Kosovë.

Mbi 150 milionë euro llogaritet vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara, kurse mbi 3.5 milionë euro vlera e mallrave të konfiskuara, bëjnë të ditur autoritetet e prokurorisë, raporton sot Radio Evropa e Lirë.

Vetëm gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, sipas prokurorit Shqipdon Fazliu, i cili është edhe koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, thotë se vlera e pasurisë se ngrirë dhe të sekuestruar është mbi 22 milionë euro, përderisa pasuri e konfiskuar është vetëm një rast, në një vlerë rreth 30 mijë euro.

“Janë mbi 150 milionë euro, ndërsa totali i pasurive së konfiskuara për vitet 2014 deri në vitin 2017 që kap vlerën mbi 3.5 milionë euro pasuri të konfiskuara, përfundimisht, ku kemi disa aktgjykime të mëdha në mesin e të cilëve është edhe rasti i një ish-gjyqtari”, tha Fazliu.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Rrahim Rama, tha për Radion Evropa e Lirë, se vlera më e madhe e konfiskuar dhe sekuestruar është pasuria e paluajtshme.

“Ka toka, ka objekte, ka banesa, mirëpo ka dhe një pjesë që është edhe asete të luajtshme. Te konfiskimi dominojnë pronat”, tha Rama.

Shkrimin e plotë e gjeni te Radio Evropa e Lirë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0