Qeveria tërheq Platformën për dialogun me Serbinë

Qeveria tërheq Platformën për dialogun me Serbinë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të Qeverisë ka parashtruar mocionin për tërheqjen e Platformës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i dhënë kohë ndërtimit të konsensusit.

“Në emër të kryeministri Ramush Haradinaj me mirëkuptim kërkoj të hiqet platforma për finalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018 në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsenusi më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha Reçica para deputetëve.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, theksoi se kjo është e drejtë e propozuesit, ani pse kanë pritur të ketë debat sot.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0