Qeveria shkarkon Bordin e Trepçës

Qeveria shkarkon Bordin e Trepçës

Qeveria e Kosovës ka votuar të premten për shkarkimin e Bordit Mbikëqyres të “Trepçës”.

Këtu përfshihen gjashtë nga nëntë drejtorët që e përfaqësojnë Qeverinë në këtë ndërmarrje. 

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se mbështetur në ligjet, Republika e Kosovës është pronare e 80 për qind të aksioneve të “Trepçës”, e qeveria si ushtruese e detyrave të aksionarit emëron gjashtë nga nëntë drejtorët në bordin mbikëqyrës dhe mund t’i shkarkojë këta drejtorë sipas ligjit për ndërmarrje publike, transmeton Koha.net.

“Sipas ligjeve, qeveria mund t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye të besojë se i kanë shkelur detyrat fiduciare”, ka thënë ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: