Qeveria refuzon t’i buxhetojë paratë për pagesë 170 euro për qytetarët

Qeveria refuzon t’i buxhetojë paratë për pagesë 170 euro për qytetarët


Amandamenti i propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, nuk ka marrë përkrahjen e pozitës dhe grupit Parlamentar të PDK-së për ti buxhetuar paratë për pagesë prej 170 euro për qytetarët.

Përmes amandamentit të propozuar është kërkuar që në projekt-ligjin e buxhetit të ndahen si vijë e veçantë 80 milionë euro për pagesën prej 170 euro për qytetarët.

Deputeti Murati ka thënë se Qeveria vazhdimisht ka proklamuar se nuk po mund ta paguaj pagesën prej 170 euro për punëtorët e sektori privat pasi duhet votimi i buxhetit por, tani kur po votohet buxheti për vitin 2020 këto mjete nuk janë planifikuar fare.


COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0