Qeveria prezanton projekt – buxhetin me 2 miliard e 357 milione euro

Qeveria prezanton projekt – buxhetin me 2 miliard e 357 milione euro

Qeveria e Kosovës ka e prezantuar buxhetin për vitin 2020 i cili në total do të jetë 2 miliard e 357 milionë euro.

Buxhetin e ka prezantuar ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Kabinet Qeveritar ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, i cili u vendos të shkojë në Kuvend për votim, raporton EkonomiaSot.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, tha se buxheti i vitit 2020 do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit.

“Shpenzimet buxhetore do të jenë 2 miliardë e 357 milion euro”, tha ai.
Ai tha se procesi i hartimit të buxhetit është përcjellë me sfida për shkak të veprimeve të qeverisë së kaluar ku janë trashëguar projekte të cilat vazhdojnë edhe këtë vit dhe vitet që vijnë.
Sipas tij, kjo ka ndikuar në mundësinë e financimit të projekteve të reja.


“Ne jemi përballur me sfida gjate hartimit për shkak të presionit kohor. Për shkak të këtij presioni organizatat buxhetore nuk kanë mundur që të reflektojnë të gjitha prioritetet”.
“Coronavirusi ka mundësi që të ndikojnë edhe tek ne pasi po ndikon të gjithë botën. Projektet e vazhdueshme janë një sfidë tjetër. Si pasojë kjo ndikon në mundësitë tona për të financuar projekte të reja”.
“Ligji i Pagave është sfidë tjetër pasi ligji na obligon të gjejmë mjetet shtesë për financim. Një rritje ekonomike pritet të jetë 4.2 për qind. Vet buxheti i këtij viti do të ndikojë në rritje ekonomike”.
“Për këtë vit pritet një stabilitet i çmimeve. Buxheti do të jetë 2 miliardë e 20 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar do të jetë një rritje prej një norme 7 për qind”.
“Shpenzimet kapitale do të jenë 77 milionë euro e cila financohet nga klauzola e investimeve. Shpenzimet buxhetore do të jenë 2 miliardë e 357 milion euro. Kemi parë një rezervë të madhe që mund të na dalin për shkak të ligjit për paga”.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami kërkoj që të ndaje kod pensional për punëtoret e arsimit.
“304 persona të cilët janë në arsim dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kërkoj nga ministritë respektive në kodin pensional. Me pagë 70% për shkak të terapive të tyre. Kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit”.
Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro, derisa në mandatin e Qeverisë Kurti është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: