Qeveria po rrëzohet, një gjë të tillë sapo e paralajmëruan PSD-ja

Qeveria po rrëzohet, një gjë të tillë sapo e paralajmëruan PSD-ja

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Naim Jakaj, përmes një foto ka lënë të nënkuptohet se Qeveria Haradinaj mund të rrëzohet.

Jakaj duke ju referuar fjalëve të Presidentit të vendit Hashim Thaçi, ka shkruar se bora “po vjen… po bjen”, kështu duke lënë të nënkuptohet se kjo parti ose po paralajmëron se Qeveria Haradinaj është afër rrëzimit, ose e kundërta e saj duke ironizuar me presidentin Thaçi në lidhe me deklaratën e tij ditë më parë për ‘skllotën’.

Në foto janë parë edhe deputetët e tjerë të PSD’së, si Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.

Ndërkaq nuk dihet ende qartë se çfarë ka dashur të thuhet me mbishkrimin e kësaj foto që ka postuar sekretari organizativ i PSD’së, Jakaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0