Qeveria nuk ka dhënë “urdhër” për hartimin e statutit të Asociacionit

Qeveria nuk ka dhënë “urdhër” për hartimin e statutit të Asociacionit

Qeveria nuk ka treguar kur do të lejojë ekipin menaxhues që të nisë hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe pse kjo çështje ka qenë njëra prej çështjeve të diskutuara në takimin e fundit në Bruksel, asnjëra prej palëve nuk ka dhënë detaje për modalitetet dhe afatin e zbatimit të marrëveshjes. Me terma të përgjithshme u janë referuar edhe marrëveshjeve të tjera, të cilat nuk po gjejnë zbatim në terren, Koha.net.

Për Asociacionin do të diskutohet sërish në takimin e radhës, gjatë marsit. Zyra e kryeministrit nuk e ka komentuar as informatën e gazetës se “pala kosovare ka dhënë zotimin në takimin e 27 shkurtit se do ta lejojë ekipin menaxhues që të nisë angazhimet për hartimin e statutit të Asociacionit”. Vetëm kanë thënë se Qeveria ende nuk ka “urdhëruar” këtë ekip për ta nisur punën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0