Qeveria, nën kërcënimet e Nismës

Qeveria, nën kërcënimet e Nismës

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se në këtë kauzë Nismës Socialdemokrate i bashkohet edhe opozita. Në deklaratat e fundit partneri i koalicionit qeverisës është shprehur i gatshëm ta rrëzojë Qeverinë nëse nuk merr një përfaqësues politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Dje presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dekretuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Me formulën nga dy anëtarë për tri grupet parlamentare të dala nga zgjedhjet e vitit 2017 presidenti dekretoi nga dy anëtarë për LDK-në e LVV-në, por jo edhe për PAN-in.

Për shkak të përçarjeve brenda PAN-it Thaçi e la pezull përfaqësimin e këtij koalicioni në KQZ, shkruan më tutje “Zëri”.

Për dekretim të përfaqësuesve të PAN-it Thaçi i ka bërë ftesë vetëm Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kështu duke irrituar disa parti brenda koalicionit, por edhe jashtë tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0