Qeveria miraton shtesat për prokurorët

Qeveria miraton shtesat për prokurorët

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës për ndarje të mjeteve financiare që do të shkojnë për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Dje kryeministri Ramush Haradinaj tha se prokurorëve të Prokurorisë Speciale do t’u ndahen shtesa, e kjo u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Sipas kryeministrit shtesat do të jenë për kryeprokurorin, 500 euro në muaj, ndërsa për prokurorët do të ndahen nga 400 euro në muaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0