Qeveria miraton buxhetin për 2019-ën

Qeveria miraton buxhetin për 2019-ën

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vlerësuar këtë dokument për faktin se me të hyhet në një vit të ri financiar, për të vazhduar mbështetjen e zbatimit të prioriteteve programore qeveritare.

Me projektligjin e miratuar nga kabineti qeveritar, përcaktohet ndarja e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019. Projektligji parasheh një rritje të konsiderueshme të të hyrave buxhetore, që reflekton qëndrueshmërinë dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Të hyrat e përgjithshme buxhetore në vitin 2019 pritet të jenë në shumën 2 miliardë e 370 milionë euro, ndërsa shpenzimet 2 miliardë e 365 milionë euro.

Gjatë prezantimit të Projektligjit, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se përgatitjet e këtij propozimi të Buxhetit për vitin 2019 janë zhvilluar në pajtim me legjislacionin dhe janë në përputhje me të gjithë parametrat financiar dhe ekonomik të vendit tonë.

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, ne afat deri më 31 tetor.

Në Projektligj parashihet rritje e pensioneve bazë prej 20 për qind si dhe atyre të kontributdhënësve prej 15 për qind, kurse do të rritet buxheti për prioritetet e Qeverisë për vitin 2019, siç janë mbrojtja, rendi, shëndetësia, arsimi dhe mjedisi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0