Qeveria Kurti shpall konkurs për drejtor të Doganës

Qeveria Kurti shpall konkurs për drejtor të Doganës

Vendimi i fundit i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ishte zgjatja e mandatit të drejtorit të Doganës, Bahri Berishës, edhe për tri vjet.

Një javë më vonë u formua Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, e ministria e Financave që udhëhiqet nga numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, menjëherë shpalli reagoi ndaj atij vendimi.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Transferëve është shpallur konkurs për drejtor të Doganës.

Haradinaj e zgjati mandatin e Berishës, ndonëse sipas Kodit Doganor të Kosovës, për pozitën e drejtorit të doganës duhet të shpallet konkursi nga Ministria e Financave.

Haradinaj, pas vendimit për zgjatje të mandatit, shkroi se këtë po e bënte duke u thirrur në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore.

“Në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ia kam vazhduar mandatin edhe për tre vjet të tjera. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tij në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera”, kishte shkruar Haradinaj.

Berisha u zgjodh në krye të doganës në shkurt të vitit 2017.

COMMENTS

WORDPRESS: 0